Pas ISIS-it qëndron Mosadi i Izraelit?!
“Al Jazeera” nëpërmjet gazetes britanike ”Daily Mail” publikoi lajmin se instituti mediatik amerikan ka arritur të sigurojë një kopje të një dokumenti sekret i cili vërteton se pas shtetit Islamik të Shamit dhe Irakut (ISIS) qëndrojnë agjenturat izraelite (…)
Sipas këtij dokumenti sekret, i përbërë prej 32 faqesh, shteti islamik tashmë do hyjë në fazën e vet përfundimtare (të gjashtë), pikërisht atë të shpalljes së luftës së hapur. Ndërkohë, ish-drejtori i shërbimit inteligjent ushtarak amerikan, gjenerali Majkell Wlayn, e konfirmon ekzistencën e dokumentit.
Pasi raporti sekret flet gjatë e gjerë mbi zanafillën e shtetit Islamik, ai po ashtu lajmëron se rekrutimet e ardhshme dhe fushë-beteja do të jenë në Pakistan dhe Afganistan.
Vetëm tani mund t'i kuptojmë plotësisht komentet e Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Holande kur thonë se në të vërtetë ISIS godet Islamin.
Kjo pasi mesa duket sipas tyre, ISIS është një makinacion i cili qenka krijuar për të deformuar dhe gjymtuar imazhin e fesë.