Pas koronavirus, një virus i ri misterioz zbulohet nga shkencëtarët

Një virus i ri misterioz, m origjinë tërësisht të panjohur është zbuluar në një liqen në Brazil. Lajmi është konfirmuar nga shkencëtarët. Virusi ka marrë emrin Yaravirus, i cili rrjedh nga emri Yara, një sirenë super-natyrore, e cila magjeps dhe josh detarët e rinj që të jetojnë nën ujë me të, sipas legjendës.

Kërkuesit kanë gjetur se mbi 90% e gjeneve të Yaravirus nuk janë parë kurrë më parë. Janë pikërisht këto gjene që e bëjnë këtë virus misterioz dhe tërësisht unik.

Zbulimi u bë pas përhapjes së virusit Novel (Koronavirus), i cilu e kishte origjinën në Kinë. COVID-19 koronavirus fillimisht nisi të infektonte njerëzit në dhjetor të vitit 2019 dhe nga ai moment deri më sot ka shkaktuar mbi 1 mijë vdekje dhe mbi 44 mijë e 500 persona të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Yaravirus u dokumentua nga shkencëtarët në muajin janar, pasi u zbulua rastësisht në liqenin Pampulha, një liqen artificial në qytetin Belo Horizonte në Brazil. Shkencëtarët shprehen se kanë mundur të analizojnë ADN-në e virusit, ku kanë gjetur në total 74 gjene.vetëm 6 prej tyre janë të njohur dhe të hasur më parë për shkencëtarët, ndërsa pjesa tjetër janë tërësisht të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?