Pas koronavirusit, SHBA goditet nga tornadot, 7 të vdekur

Ndërsa amerikanët festuan të dielën Pashkët, mes sfidave të pandemisë së koronavirusit, SHBA Jugore u përball me një kërcënim të ri.

Një stuhi e fuqishme që prodhoi të paktën 13 tornado të konfirmuara nga radari, sulmuan Mississippin dhe Luizianën të dielën natën, duke vrarë të paktën shtatë vetë, duke dëmtuar shtëpi dhe duke lënë më shumë se 60,000 qytetarë pa energji në të dy shtetet.

Vdekjet u raportuan në katër qarqe në Mississippi, sipas autoriteteve lokale. Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Fotografitë e dëmtimeve filluan të qarkullojnë në mediat sociale, nga pemët dhe linjat e energjisë të rrëzuara deri tek hambarët e dëmtuar dhe shtëpitë e rrafshuara.

Shërbimi Kombëtar i motit raportoi tornado mbi pjesët veri-perëndimore dhe veri-qendrore të Luizianës. Qyteti i Monroe tha se stuhia dëmtoi qendrat tregtare dhe shtëpitë.

SHKARKO APP