Pas kritikave, Johnson premton të rrisë masivisht depistimin për COVID-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson premtoi se do të rriste masivisht depistimin për koronavirusin e ri përballë kritikave gjithnjë e më të ashpra kundër strategjisë së tij për t’i bërë ballë pandemisë.

“Ne do të rrisim masivisht testet”, theksoi kryeministri britanik në një video të postuar në Twitter që prej apartamentit të tij në Downing Street, ku ai ndodhet në karantinë pasi u diagnostikua pozitiv me COVID-19 javën e kaluar.

“Kështu ne do ta mundim koronavirusin”, theksoi drejtuesi konservator.

Kjo deklaratë u bë pas një dite të trishtë, pranuar nga Johnson, me njoftimin e 563 të vdekurve në 24 orë, një rekord, nga COVID-19.

Në total, autoritetet shëndetësore kanë numëruar 2 352 të vdekur në spital.

SHKARKO APP