Pas largimit të kreut të FBI-së, dyfishohen kuotimet në baste se Trump mund të shkarkohet

Pas shkarkimit të drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) James Comey gjë që tronditi Uashingtonin, dolën edhe parashikimet e para në kompanitë e basteve online se mund të shkarkohet presidenti Donald Trump.
Basti për atë se mund të fillojë procedura e shkarkimit të presidentit amerikan, të mërkurën gati u dyfishua nga 33 për qind në 60 për qind të basteve në këtë temë, deklaroi për France Press Louis Davey, zëdhënësi i kompanisë së basteve online “Paddy Power”.
“Deri tani nuk kemi pasur probabilitet kaq të madh për shkarkimin e Trumpit që prej fillimit të mandatit të tij”, ka thënë Davey.
Trump është në krye të akuzave pas shkarkimit të Comey, i cili mbikëqyrte hetimin për lidhjet e ekipit parazgjedhor të Trumpit me pushtetin rus.
Ky shkarkim përkujton atë të vitit 1973, kur presidenti i SHBA Richard Nixon e ndërroi prokurorin special të ngarkuar për hetim të aferës së përgjimeve të Demokratëve “Watergate” dhe skandaleve tjera gjatë mandatit të tij. Nixon i cili kërcënohej me shkarkim, pas një viti dha dorëheqje, i vetmi në histori të SHBA që e ka bërë këtë.
Agjenci franceze e lajmeve AFP pretendon se asgjë nuk tregon për atë se bastvënësit kanë bazë të mirë për pohimet e tyre, me vlerësim se probabiliteti i shkarkimit të Trumpit paraqet qëndrimin e vetëm një pjese të publikut amerikan. Fakti se Republikanët e Trumpit kontrollojnë Kongresin, tregon se realisht është probabiliteti i vogël se mund të niset shkarkimi i Trumpit, shton agjencia franceze, AFP.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?