Pas marrëveshjes për grurin, Putin pret Erdoganin në Rusi
Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e grurit përmes tre porteve të Ukrainës, pas muajsh bllokimi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila tashmë është në muajin e gjashtë.
Eksportet do të rifillojnë së shpejti, të koordinuara nga një qendër në metropolin turk Stamboll.
Ndaj edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë qytetin bregdetar rus të Soçit më 5 gusht, ku do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin.