Pas natës së tretë në terapi intensive, shëndeti i Boris Johnson po përmirësohet

Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik Boris Johnson po vazhdon të përmirësohet. Johnson vazhdon të ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv ndërsa po monitorohet nga afër prej stafit mjekësor.

Downing Street zbuloi se nga shëndeti i kryeministrit ka shenja pozitive duke shtuar se kreu i qeverisë “kaloi një natë të mirë edhe pse vazhdon që të jetë të oksigjeno-terapi.”

Zëdhënësi nga zyra e qeverisë u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri kaloi një natë të mirë dhe vazhdon të përmirësohet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Shën Thomas. Ai është me humor të mirë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, nuk ka shenja që të sygjerojnë se Johnson do të marrë pjesë në vendimet lidhur me menaxhimin e epidemisë në vend pasi dje u konfirmua se ai nuk është duke punuar.

Thuhet gjithashtu se Johnson ka pasur mundësinë që të flasë edhe me partneren e tij shtatzënë Carrie Symonds, edhe pse ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht.

32-vjeçarja pret fëmijën e saj të parë dhe pritet që të jetë gati për të lindur për disa javë ndërsa qëndron ende të izolim pasi ka pasur simptoma të virusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?