Pas një sërë incidentesh, Danimarka planifikon të ndalojë me ligj përdhosjen e Kuranit

Qeveria e Danimarkës bëri të ditur më 25 gusht se planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit pasi një varg incidentesh të djegies të librit të shenjtë të mysalimanve shkaktuan zemërim në mesin e vendeve myslimane.

Mediat e huaja shkruajnë se do të shqyrtohet një ligj i ri që ndalon përdhosjen e këtyre librave fetarë përpara ambasadave të huaja.

Ai vjen pasi një varg incidentesh të djegies së Kuranit në Danimarkë dhe Suedi shkaktuan protesta të zemëruara -dhe kërcënuan një krizë diplomatike midis dy vendeve dhe kombeve myslimane.

Suedia po “vlerëson” gjithashtu situatën ligjore pasi ambasada e saj në Irak u sulmua nga protestuesit në përgjigje të djegies së Kuranit jashtë ambasadës irakiane në Stokholm muajin e kaluar.

Të dielën, ministri i jashtëm i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen tha se djegia e shkrimeve të shenjta “i shërben vetëm qëllimit të krijimit të ndarjes në një botë që në të vërtetë ka nevojë për unitet”.

Kurani është teksti i shenjtë i Islamit dhe dëmtimi i tij konsiderohet shumë fyes për muslimanët.

Por Suedia dhe Danimarka kanë ligje të forta për lirinë e fjalës dhe autoritetet kishin dhënë leje për protestat paraprakisht.

Kjo shkaktoi zemërim nga vendet myslimane përfshirë Turqinë, Irakun dhe Algjerinë.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik thirri një takim urgjent në distancë të hënën për të diskutuar djegien e Kuranit në Suedi dhe Danimarkë.

SHKARKO APP