Pas një takimi të BE-së dy ministrat europian pozitiv me Covid-19

Pasi morën pjesë në një takim me kolegët nga Bashkimi Europian Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Belgjikës rezultuan pozitiv me Covid-19.

Ministri austriak, Alexander Schallenberg dhe ministrja belge, Sophie Ëilmes u ulën krah për krah gjatë një mëngjesi të përbashkët në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg të hënën, tha Ministria e Jashtme austriake.

“Dyshohet se Schallenberg mund të jetë infektuar në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën,” tha një zëdhënës i ministrisë së tij në një deklaratë, duke shtuar se ai nuk kishte simptoma dhe ishte testuar si një masë rutinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ëilmes njoftoi të shtunën, një ditë pasi u vet-izolua për shkak të simptomave të COVID-19, se ajo doli pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ishte negativ në testimin s së premten dhe nuk ishte në kontakt të ngushtë me Schallenberg, tha ministria e tij, ndërsa ministrja suedeze, Ann Linde do të punojë nga shtëpia derisa të marrë një rezultat negativ të testit, tha ministria e saj.

Disa ministra të tjerë të jashtëm, përfshirë Jean-Yves Le Drian të Francës dhe Arancha Gonzalez Layen të Spanjës, kanë dalë negativ në ditët e fundit.

Greku Nikos Dendias “testohet shumë shpesh në covid-19, duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta dhe është mirë”- tha një burim nga ministria Greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?