Pas Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid-19
Një grup shkencëtarësh ka identifikuar një version të ri të Covid-19, variantit që u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut dhe raste të të cilit janë regjistruar edhe në disa vende evropiane.
Varianti më i ri i Covid-19, i quajtur BA.2 (Omicron quhet BA.1) është zbuluar sërish në Afrikën e Jugut dhe gjithashtu në vende të tjera si Kanadaja dhe Australia. Ky variant është “gjenetikisht i ndryshëm” dhe madje mund të ketë një “sjellje të ndryshme”, ka shpjeguar drejtori i Institutit të Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, François Balloux.
Për shkak të “Omicron”, shumë vende kanë zgjedhur të rrisin kufizimet për të frenuar rritjen e infeksioneve të regjistruara. Së pari, pezullimi i fluturimeve me Afrikën e Jugut nga BE-ja. Austria, për shembull, dekretoi vaksinimin e detyrueshëm duke nisur nga shkurti i vitit 2022.