Pas parashikimit të pandemisë së Covid-19, Bill Gates lajmëron dy rreziqe të tjera për njerëzimin
Shefi i Microsoft Bill Gates ka dhënë një intervistë në të cilën ai ka paralajmëruar kundër dy rreziqeve të mundshme në të ardhmen që mund të jenë edhe më të këqija se pandemia e koronavirusit.Në vitin 2015 ai paralajmëroi se bota ishte e papërgatitur për epideminë e ardhshme, duke parashikuar përhapjen e shpejtë të ‘një virusi’ që do sjellë shumë probleme. Gates beson se kërcënimet më të mëdha për njerëzimin – pas këtij virusi – janë ndryshimi i klimës dhe bioterrorizmi.
Gjatë një takimi në vitin ai foli për potencialin për një virus të ngjashëm me Covid-19 dhe theksoi që bota duhet të përgatitet për një eventualitet të tillë. Në atë kohë, ai tha: “Nëse ndonjë gjë vret mbi 10 milion njerëz në dekadat e ardhshme, ka të ngjarë të jetë një virus tepër infektues sesa një luftë.Jo raketa, por mikrobe”.
Ndërkohë së fundmi në lidhje me dy rreziqet që na presin ai tha: “Njëra është ndryshimi i klimës dhe kjo do sillte një numër më të madh vdekjesh se sa kemi pasur në këtë pandemi.” Ai më pas shtoi: “Bio-terrorizmi. Dikush që dëshiron të shkaktojë dëme mund të inxhinierojë një virus dhe kjo do të thotë kosto, shansi për t’u ndeshur me këtë është më shumë sesa epidemitë e shkaktuara natyrshëm si ajo aktuale”.