Pas princit, edhe kamerieri që i shërben mbretëreshës Elisabeth II rezulton me koronavirus

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “The Sun”, e cila shkruan se një kamerier i cili qëndron shumë pranë mbretëreshës ka dalë pozitiv pas analizës së COVID-19.

Djali, i cili ka për detyrë të nxjerrë shëtitje qentë e mbretëreshës dhe t’i servirë asaj vaktet është dërguar menjëherë në shtëpi dhe ndodhet në vetizolim.

Një javë më parë edhe djali i mbretëreshës, princi Charls doli pozitiv ndaj testit t ë koronavirusit dhe ndodhet në vetëizolim. Ndërkohë mbretëresha Elisabeth dhe mbreti Pilip nuk ndodhen në pallatin mbretëror por janë larguar në kështjellën, Windsor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?