Pas SHBA, edhe Meksika përfshihet nga protestat e dhunshme

Një i ri në Meksikë është dhunuar brutálisht deri sa ka humbur jetën nga disa oficerë policie, pasi nuk kishte vënë maskën në fytyrë në ambinetet e jashtme. Kjo ka qenë më shumë se mjaftueshëm për popullin meksikan, i cili ka zbarkuar në rrugë në protesta të dhunshme kundër policisë.

Protestat kundër policisë shpërthyen në Guadalahara, qytetin më të madh në vend. Qytetarë të shumtë janë përballur me policinë në rrugët e qytetit ku protestuesit kanë djegur disa automjete të patrullave të policisë.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të ndryshme ku disa qytetarët janë përleshur me policinë dhe kjo e fundit i është përgjigjur me shkopinj gome e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e zemëruara.

Xhovani Lopez është viktima që u dhunua brutalisht nga policia, muratori 30-vjeçar humbi jetën nga plagët e marra pas arrestimit në 4 maj nga policia bashkiake e Ixtlahuacan

SHKARKO APP