Pas shkarkimit, Tillerson flet për kërcënimin rus

Sekretari i shkarkuar amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka paralajmëruar për veprime dhe sjellje shqetësuese nga Rusia, në një deklaratë lamtumire pasi u shkarkua nga presidenti Donald Trump. Ai nuk pati në fjalën e tij asnjë falënderim për Trumpin, apo ndonjë lëvdatë për politikat e tij.

Tillerson paralajmëroi për Rusinë gjatë deklaratës të dhënë për gazetarët në Departamentin e Shtetit. “Më shumë punë mbetet për t’u bërë për t’iu përgjigjur sjelljes shqetësuese dhe veprimeve të qeverisë ruse. Rusia duhet të vlerësojë me kujdes veprimet e saj, në interes të popullit rus, por edhe më gjerë. Nëse vazhdojnë në trajektoren aktuale, ata do të izolohen edhe më shumë, një situatë që nuk është në interes të askujt”, tha Tillerson.

Dukshëm i shqetësuar dhe i tronditur, Tillerson tha se ai ka folur me presidentin për të garantuar qartësi në ditët në vijim. Tillerson nuk do të largohet nga detyra deri më 31 mars, por zëvendësi i tij John Sulliban do të marrë përsipër drejtimin e Departamentit deri në konfirmimin e pasardhësit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?