Pas Shqipërisë, dhe në këtë shtet kërkohet ndalimin e rrjetit TikTok

Nuk është vetëm Shqipëria shteti në të cilin kërkohet mbyllja e disa rrjeteve sociale. Deputeti egjiptian Essam Diab, thotë se rrjeti TikTok është kërcënim identitetin dhe etikën në shoqërinë egjiptiane.

Diab i kërkoi sot zyrtarisht kryeministrit Mostafa Madbouly dhe ministrit të informacionit e komunikimeve Amr Talaat të ndalojnë TikTok në vend, për shkelje të vlerave të shoqërisë e familjes, duke rihapur këtë debat në vendin arab me popullsinë më të madhe.

Egjipti është aktualisht vendi me numrin e 11-të më të madh në botë të përdoruesve, teksa në aplikacion janë regjistruar 37 milionë prej tyre, sipas monitoruesve ‘We Are Social’. Në një sondazh të vitit 2023 në vend, rrjeti TikTok ishte i treti më i përdorur pas platformave Facebook e Instagram.

TikTok i krijuar nga kompania kineze ByteDance ka shkaktuar shqetësime sigurie në disa vende dhe është ndaluar në 19 prej tyre, pasi algoritmat që kontrollojnë shpërndarjen e përmbajtjeve janë me dy standarte, mes Kinës dhe vendeve të tjera, sipas ankesave. TikTok është ndalaur pjesërisht ose tërësisht në Indi, Iran, Korenë e Veriut, dhe i kufizuar në Britani, Francë, Kanada e Australi.

SHKARKO APP