Pas ”shtetrrethimit”, Venecia transformohet për mirë (FOTO)

Kushdo që e ka parë Venecian nëpër foto blogerësh në Instagram apo Pinterest, me siguri ka menduar që një nga qytetet më të njohura italiane. Në fakt, për shkak se është një nga destinacionet më të kërkuara në botë, mbipopullimi nga turistët e shndërruan pak nga pak Venecian në një vend që në një ditë të zakonshme duket tjetër vend.

”Shtetrrethimi” e ka transformuar Venecian në një tjetër qytet. Banorët ndër të tjera thotë se uji është më i pastër nëpër kanale, shihet peshq të vegjël, gaforre dhe mjelma. Sipas rregullave të rrepta të vetëziolimit për të mos përhapur koronavirusin, të gjitha lëvizjet në qytet janë të ndaluara.

Qindra kanale të La Serenissima-s janë boshatisur dhe shumica e gondolave janë ankoruar. Kur vendasit lëvizin tek-tuk për blerje të përditshme përballen me një qytet pa vizitorë. Diçka e pazakontë kjo për Venecian, banorët e të cilët deri vonë kanë protestuar kundër turizmit masiv. Sigurisht që virusi është një goditje brutale ndaj një ekonomie që mbështetet te turizmi, por ndërkohë vendasit duket se po rizbulojnë qytetin e tyre. Për ta, është rikthyer natyra. Qyteti po merr frymë.

SHKARKO APP