Pas “spastrimit” të homoseksualëve, po torturohen përdoruesit e drogës
Pas skandalit se në Çeçeni, përdorej dhunë barbare dhe madje edhe ekzekutime për homoseksualët, një tjetër shkelje flagrante e të drejtave të njeriut është raportuar në media.
Gazeta e pavarur ruse “Republika”, skhkruan se regjimi i Razman Kadyrov, ka vendosur në shenjestër përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët kapen nga autoritetet dhe torturohen në mënyra nga më barbaret. Vetë lideri i rajonit Kadyrov është shprehur në të shkuarën si një kundërshtar i ashpër i lëndëve narkotike dhe i ka krahasuar vartësit e drogës me terroristët.
”Janë e njëjta gjë. Përdoruesi i drogës është burim i së keqes po ashtu si edhe terroristi, sepse të dyja (terrorizmi dhe droga) krijojnë varësi për rininë tonë që vendos në rrezik të ardhmen e Republikës sonë”,-ka thënë ai.
Lideri çeçen është i njohur për marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin i cili vendos veton, ndaj çdo iniciative të OKB për të ndërhyrë në çështjet humanitare të Çeçenisë.
KOHA JONË SONDAZH

