Pas sulmit në Londër, May fut ushtarakët në ‘lojë’: Ndihmë policisë në operacionin antiterrorist

Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi dje se zona të ndryshme delikate të vendit do të patrulloheshin tashmë edhe nga ushtarakët, të cilët do të ishin në ndihmë të policisë gjatë operacionit gjigant antiterrorist “Tempora”.

Kjo masë, që është planifikuar prej kohësh, hyri në fuqi dje në mbrëmje, paralelisht me vendimin për rritjen e nivelit të alarmit pas sulmit terrorist në metronë e Londrës, që u shoqërua me plagosjen e 29 personave.

“Operacioni ‘Tempora’ është një strategji… që do t’i përgjigjet në mënyrë proporcionale situatës aktuale”, deklaroi May.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duam të sigurojmë popullatën, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë”, theksoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

May ftoi qytetarët të vazhdonin normalisht jetën e tyre, në Londër dhe në të gjithë vendin, por duke qenë të vëmendshëm dhe duke bashkëpunuar me policinë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?