Pas takimit me Putin, Presidenti Biden: Gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Në konferencën e gjatë me gazetarët pas takimit afro 4 orësh me Vladimir Puntin, Presidenti amerikan, Joe Biden dukej i sigurt se Putini do t’i përmbahej paralajmërimeve të tij, duke thënë ”Unë mendoj se gjëja e fundit që ai dëshiron tani është një luftë e ftohtë”.

Një reporter e pyeti presidentin Joe Biden sesi reagoi Vladimir Putin në rast se administrata e tij do të përgjigjej nëse do të kishte një sulm kibernetik rus në infrastrukturën kritike të SHBA. “Unë i tregova atij se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di atë” tha Biden. “Unë theksova, nëse ato shkelin normat themelore, ne do të përgjigjemi”.

Sipas Biden gjatë këtyre orëve në takim u shtruan të gjitha çështjet në tavolinë. Biden theksoi se ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dy udhëheqësit botërorë që të bashkoheshin për çdo kohë, dhe ata ndiheshin të kënaqur me diskutimin pas disa orësh.

“Ishte një takim rreth 3 orë e gjysmë dhe ishte e përshtatshëm. Ishte koha për të biseduar për të gjitha çështjet në tavolinë. Ky takim dha frytet që të gjithë uronin. Ajo që parashikohej ishte ballafaqimi i parimeve tona”.

SHKARKO APP