Pas të birit, provokon babai i tenistit serb Djokoviç: Kosova, zemra e Serbisë, shqiptarët janë të ardhur
Pas të birit nacionalist, ështe rradha e babait të tenistit serb Novak Djokovic për të lëshuar deklarata kundër shqiptarëve të Kosovës. Në një intervistë për mediat në Beograd, Srdjan Djokovic deklaroi se djali i tij është nacionalist njësoj si vetë ai dhe i gjithë populli serb.
“Nuk është asgjë për t’u turpëruar, ne e duam popullin tonë dhe vendin tonë. Por ne nuk i urrejmë njerëzit e tjerë dhe vendet e tjera. Ju jeni ata që keni ardhur në vendin tonë dhe ju e dini se është vendi ynë i shenjtë, si Jeruzalemi për Judenjtë. Prandaj, ne do të jemi gjithmonë me Kosovën dhe popullin tonë atje dhe nuk mendoj se diçka do të ndryshojë në 10, 20, 100 ose një mijë vjet. Kosova do të jetë gjithnjë zemra e Serbisë “, përfundoi Srdjan Djokovic. Pak ditë më parë tenisti serb Novak Djokovic u shfaq duke kënduar këngë ultranacionalist anti shqiptare pasi kishte fituar një kampionat ne Australi.