Pas tragjedisë me 57 viktima, shpërthejnë protestat masive në mbarë Greqinë
Pas aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë, ku deri më tani numri i jetëve të humbura është 57 persona nga përplasja e dy trenave, në shumë qytete kanë nisur protestat masive. Protestuesit u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, e cila është kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.
Protesta u mbajtën edhe në Selanik përveç qytetit të Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës. Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi.
Protesta janë zhvilluar në Selanik dhe në Larisa, vendi ku ndodhi tragjedia. Për shkak të demonstratave janë bllokuar disa akse dhe në disa rrugë të tjera janë shkaktuar vonesa. Bllokim të trafikut u hasën në Avenue Kifissias dhe Avuenue Vasiliissis Sofias, Mesogeion, Syngrout, Hymettos, Kareas, Iliopoleos, Vouliagmenis Avenue, Ilioupoli dhe Metamorfos.
Shumica e 350 pasagjerëve që ishin në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.