Pas Trump, edhe Putin nominohet për Çmimin Nobel për Paqe, e propozojnë disa shkrimtarë rusë
Presidenti i Rusisë, Vladimir është politikani i radhës që nominohet për Çmimin Nobel për Paqe.
Propozimi ka ardhur nga një grup shkrimtarësh rusë, të drejtuar nga Sergey Komkov. Ky nominim vjen fill pas atij të Trump, kur më 9 shtator nga një parlamentar norvegjez u propozua për marrëveshjet për paqe në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave ndërkombëtare, nominimi i Putinit erdhi një ditë pas Trump, më 10 shtator. Ndërkohë nuk dihet se me çfarë motivacioni ka ardhur propozimi nga shkrimtarët rusë për ta nominuar Putinin për Çmim Nobel.
Por si Trump, edhe Putin nuk e ka për herë të parë që nominohet, pasi për herë të parë ndodhi në 2013 kur iniciativën e mori parlamentari rus Iosif Kobzon.
Nga ana tjetër këtë vit për çmim nobel kandidojnë dhe lideri opozitar rus, Alexei Navalny i cili u helmua javë më parë në Siberi por shpëtoi pas kurimit në Gjermani, si dhe kryministrja e Zelandës Jacinda Ardern së re bashkë me aktivisten e famshme suedeze Greta Thunberg. Këto të fundit janë favorite për ta fituar.