“Pasditja më e lumtur e jetës sime”/ Çifti celebrohet 56 vite pas takimit të parë në spitalin COVID

Një ngjarje e ëmbël është regjistruar në një spital ku kurohen personat e prekur nga COVID-19.

Një çift të moshuarish, janë martuar pas më shumë se 46-vite lidhje mes tyre. 78 vjeçari Philip dhe 88 vjeçarja Patricia, u martuan në spitalin ku kjo e fundit po kurohej për koronavirusin.

Martesa u mundësua nga një anëtare e stafit të spitalit, e cila bëri apel në “Twitter”, për të gjetur një zyrtar civil. Shpejt shumë zyrtarë civilë ishin të gatshëm të martonin çiftin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjë ndodhi dhe si dëshmitarë u thërritën, mjeku e disa infermierë të spitalit. Çifti kishte në plan prej kohësh që të martoheshin, por pandemia e koronavirusit anuloi disi planet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë ata arritën të bënin realitet ëndrrën e tyre dhe nuk kanë ngurruar të shprehin hapur gëzimin.

“Ishte pasditja më e lumtur e jetës sime”, u shpreh Philip.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?