Pashkët dhe lufta në Ukrainë/ Papa: E trishtë, armët po zënë vendin e fjalëve

Sot në Pashkët e Ortodoskëve, Papa Françesku i pranishëm në Regina Caeli përsëriti apelin për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, një shenjë minimale dhe e prekshme e dëshirës për paqe.

“Sot kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kësaj lufte: në vend që të ndalet lufta, lufta është intensifikuar.

Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat dhe më solemne për të gjithë të krishterët, zhurma vdekjeprurëse e armëve dëgjohet më shumë se zhurma e kambanave që lajmërojnë Ringjalljen.

Dhe është e trishtueshme që armët gjithnjë e më shumë po zënë vendin e fjalës”.

SHKARKO APP