Pasi bënë vaksinën, 15 të moshuar rezultojnë pozitiv me Covid
Në një azil në Gjermani 15 të moshuar kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe pasi kanë qenë të vaksinuar.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Dortmund, ku mësohet se të moshuarit ishin vaksinuar me dozën e parë të vaksinës BioNtech / Pfizer, më 27 dhjetor, ndërsa pas testit të fundit të bërë dy ditë më parë kanë rezultuar pozitiv.
Dyshohet se ata mund të jenë infektuar para dozës së parë të vaksinimit, e cila për të krijuar një mbrojtje të plotë duhet që të kalojë tre javë që më pas të merret dhe doza e dytë e vaksinës.
Ndër të tjera bëhet me dije se doza e dytë e vaksinës të personat e infektuar nuk mund të kryet derisa ato të shërohen.