Pasi Merkeli refuzoi vaksinën, Macron thotë se do ta marrë verën e 2022
Pasi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se nuk do të marrë vaksinën anti-covid, edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të njëjtën gjë, por duke shtuar se dozën e parë do ta marrë verën e 2022. Macron u shpreh se në bazë të studimeve shkencore efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është provuar, pasi shkaktoi trazira muajin e kaluar duke përshkruar dozat si pothuajse joefektive tek njerëzit e moshuar.
Rregullatorët francezë gjithashtu kanë kufizuar këtë vaksinë në moshën nën 65-vjeç, por Macron është shprehur se kjo është e përshtatshme për të gjithë. Franca aktualisht ka shpërndarë vetëm 550 mijë doza të AstraZenca-s dhe sipas ekpertëve deri në 2022 do të mund të vaksionohen 33 milion francezë që janë më të vjetër nëse pëhapja e dozave nuk përshpejtohet.
Shkencëtarët thonë se progresi i ngadaltë do të thotë se mund të jenë të nevojshme masa të reja bllokimi për të përmbajtur variantin britanik nën kontroll me Francën që tani vuan nivelet e saj më të larta të infeksionit që nga bllokimi i saj i dytë kombëtar në Nëntor. Frika për një bllokim të tretë ekziston në vend pasi repartet shëndetësore po i afrohen kolapsit.
Përhapja e vaksinave të Francës është më e ngadaltë në krahasim me vendet kryesore të BE-së, duke rënë jo vetëm shumë pas Britanisë, por edhe më poshtë se mesatarja e BE-së dhe vendeve të tjera si Gjermania dhe Italia.