Pasi shërohet nga koronavirusi, 40 vjeçarja japoneze infektohet për herë të dytë
Një grua që punonte me guida turistike në Japoni ka rezultuar pozitive me koronavirus për herë të dytë, sipas njoftimit të qeverisë së prefekturës Osaka të mërkurën e 26 shkurtit.
Rasti i parë i riinfeksionit që raportohet në vend vjen në mes të frikës së shtuar për përhapjen e koronavirusit në vend. Numri i rasteve të konfirmuara në Japoni është rritur në më shumë se 800, ku gati 700 prej tyre u raportuan në korçeren Diamond Princess e karantinuar në Tokio në fillim të këtij muaji, dhe kanë humbur jetën 7 persona deri më tani, shkruan CNN.
Gruaja 40-vjeçare, një banore e Osakës, rezultoi pozitive pasi pati dhumbje të gjiksit dhe të fytit, tha qeveria prefekturale në një deklaratë. Ajo fillimisht rezultoi pozitive në fund të muajit janar dhe u largua nga spitali më 1 shkurt pasi u shërua.
Udhëzimet e Ministrisë japoneze të shëndetësisë thonë se pacientët me koronavirus duhet të testohen dy herë para se të largohen nga spitali.
Gruaja kishte kontakte me turistë nga Wuhan ndërsa punonte me gudiën turistike që organizonte turne të ndryshme.