Pasojat e pandemisë/ Njerëzit do të vuajnë stres kronik, gratë do të preken më shumë

Nuk është çështje vetëm e shëndetit fizik, por edhe e shëndetit mendor.

Në fakt, pandemia po lë gjurmët e saj të thella në psikikë, aq sa rrezikon në plan afatgjatë – deri në 30 muaj – mirëqenien dhe shëndetin mendor.

Në rrezik është një në 3 italianë dhe më të ekspozuara janë gratë.

Ky është rezultati që del nga Shoqata Italiane e Psikiatrisë (SIP), e studimeve të botuara në temën e Covid, rreth shëndetit mendor, një vit pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Disa studime të kryera në Itali, Spanjë, Kinë, Indi, Irlandë dhe Izrael kanë vlerësuar praninë e simptomave të PTSD në popullatë. Në përgjithësi u gjet një incidencë prej 30%.

Të prekur nuk janë vetëm pacientët e rikuperuar nga virusi, punonjësit shëndetësorë dhe familjet e viktimave, por të gjithë njerëzit që, qoftë edhe indirekt, po vuajnë probleme psikike pas një viti të koronavirusit.

“Askush nuk do të jetë vetvetja si më parë. Një vit urgjencë Covid – paralajmërojnë psikiatrit – rrezikon të zhvillojë stres kronik, të ashtuquajturin çrregullim të stresit post-traumatik, i cili mund të lërë shenja të qëndrueshme, ose edhe të pakthyeshme te të gjithë njerëzit të cilët, qoftë edhe indirekt, janë duke kaluar barrën emocionale të një vit pandemie”.

“Çrregullimi do të prekë kryesisht njerëzit nën 50 vjeç si dhe gratë. Ka shumë të ngjarë, që kjo të ndodhë, për shkak të një mbingarkese në lidhje me rolin e ‘kujdestarit’, për t’u ekuilibruar me punën dhe mirëmbajtjen e shtëpisë.

SHKARKO APP