Pastruesi heq prizën e frigoriferit, shkatërrohen mijëra doza të vaksinës anti-covid

Mijëra doza të vaksinës së Modernas kundër Covid-19, u shkatërruan pasi një pastrues hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferin, në të cilin ato po ruheshin.

”Të martën, 19 janar 2021, stafi i Farmacisë VA Boston zbuloi se një frigorifer në kampusin Jamaica Plain dështoi. Si rezultat, 1900 doza të Modernës të ruajtura në frigorifer u komprometuan”, tha Kyle Toto, specialist i çështjeve në sistemin shëndetësor.

Dozat e vaksinës Moderna arrijnë në mjediset e tyre, të ngrira midis -15 dhe 10 gradë celcius, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Më pas ato mund të mbahen të ngrira ose të ruhen në një frigorifer, deri në 30 ditë para përdorimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?