Pati kontakt me një gazetar të infektuar me Covid-19, Zaev: Nuk kam pasur simptoma

Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka dhënë detaje lidhur me faktin që tashmë do të izolohet për  14 ditë pasi ka pasur kontakt me një të infektuar.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaev sqaron se gjatë javës së kaluar ka pasur një intervistë televizive me një gazetar, i cili u konfirmuar me COVID-19.

Zaev thotë se gjatë intervistës janë respektuar masat mbrojtëse si distanca fizike dhe shmangja e kontaktit me gazetarin sipas protokolleve. Ish-kryeministri i RMV shkroi gjithashtu se deri më tani nuk ka pasur simptoma dhe se sot ka bërë edhe testin për virusin.

Postimi:

“Unë do doja t’ju informoja se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, i cili kohët e fundit ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Megjithëse gjatë intervistës i kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse për të shmangur kontaktin dhe mbajtjen e distancës, sipas protokolleve.., që nga sot unë jam në izolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot kam bërë testin për praninë e virusit dhe presim rezultatet gjatë ditës, pas së cilave do të përcaktohen hapat e ardhshëm.”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se dy kryetarët e dy partive maqedonase prej ditës së sotme ndodhen në vetizolim të detyrueshëm.

SHKARKO APP