PayPal bëhet anëtari i parë që heq dorë nga bashkëpunimi me Facebook për të krijuar Libra-n
Kompania e pagesave online PayPal tha se po largohej nga Shoqata e Libras , entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook për të ndërtuar monedhën digjitale globale, duke e bërë atë anëtarin e parë që del nga grupi.
PayPal tha që do të heqë dorë nga çdo pjesëmarrje e mëtejshme në grup dhe në vend të kësaj do të përqendrohej në bizneset e saj kryesore.
“Ne mbetemi mbështetës të aspiratave të Libras dhe shpresojmë që të vazhdojmë dialogun mbi mënyrat për të punuar së bashku në të ardhmen,” tha PayPal në një deklaratë.
Si përgjigje, Shoqata e Libras me qendër në Gjenevë tha se ishte në dijeni të sfidave që priten në përpjekjet e saj për të “rikonfiguruar” sistemin financiar.
Facebook njoftoi planet për të lëshuar monedhën digjitale në qershor të vitit 2020 në partneritet me anëtarët e tjerë të Libras por projekti shpejt u fut në telashe me rregullatorët skeptikë në të gjithë botën.
SCAN