PE kërkon penalizimin e Serbisë: Integrim në BE nëse vendosin sanksione kundër Moskës

Këtë të enjte, Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, miratoi raportin për strategjinë e re të zgjerimit. Procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë, të kushtëzohet me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës.

“Duhet të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Negociatat e anëtarësimit me Serbinë duhet të avancojnë vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe bën përparim domethënës në reformat e nevojshme për integrim”, thuhet në raportin e PE-së.

Raporti për strategjinë e re të zgjerimit kërkon që ky proces të reformohet, në mënyrë që të shpërblehen ato vende që avancojnë në përmbushjen e kritereve, por edhe të sanksionohen ato shtete që shënojnë kthim prapa. Raporti u përgatit nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, dhe u miratua me 49 vota pro, pesë kundër dhe tetë abstenime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?