Pelosi mbështet Kamala Harris për garën presidenciale në SHBA
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi mbështet Kamala Harris për të siguruar nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ajo është një prej figurave më të larta që kanë ofruar mbështetje për nënpresidentin amerikane, Kamala Harris, pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në mes të shqetësimeve nga figura brenda Partisë Demokratike se ai nuk do të mund të mposhte republikanin Donald Trump.
Pelosi tha se ajo i ofron “mbështetje entuziaste” përpjekjeve të Harrisit që të fitojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet e nëntorit. Pas tërheqjes së Bidenit, shumë zyrtarë të lartë demokratë shpejt u rreshtuan prapa Harrisit.