Pema thyhet gjatë një festivali në ishullin portugez, 11 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Të paktën 11 persona raportohet të kenë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një peme në ishullin portugez, Madeira. Deri më tani 35 vetë numërohen si të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë që ishte në karrocë, raportojnë mediat locale.

Incidenti ndodhi në një festival fetar i quajtur “Festa da Senhora do Monte”, që sjell mijëra vizitorë çdo vit nga e gjithë bota. Një pemë e madhe u thye dhe ra mbi turmën e madhe të njerëzve që ndodheshin jashtë kishës në kodrat e fshatit Monte.

Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sëbashku me forcat e shpëtimit të Kryqit të Kuq. Njerëzit që u goditën nga pema po prisnin në rrugë që të fillonte mesha në kishë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi ku ra pema ishte më i populluari me njerëz pasi aty shiteshin qirinj për t’i blerë njerëzit që shkonin në kishë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?