Pence: Raporti se do të garoj për president në vitin 2020 është i rremë

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, e ka përgënjeshtruar një raport, ku sugjerohej se ai po e përgatit terrenin për konkurrim të mundshëm për president në vitin 2020.

Në kumtesën e publikuar dje, zoti Pence tha se raporti në të përditshmen, New York Times, “është i turpshëm dhe ofendues”.

Ai theksoi se akuzat në këtë artikull ishin “kategorikisht të rrejshme” dhe se ekipi i tij do të “fokusohet në përpjekje për avancimin e agjendës së presidentit, Donald Trump, dhe për ta parë rizgjedhjen e tij në vitin 2020”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në artikullin e gazetës jepeshin detaje të përpjekjeve të disa republikanëve, ku shikohej kah viti 2020, me ç’rast parashihej një “fushatë në hije”, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mëtutje, New York Times ka shkruar se Pence tashmë “kishte aluduar te donatorët partiakë se ai do të planifikonte të garonte, nëse zoti Trump nuk do ta bëntë këtë gjë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?