Pendarovski nesër në Serbi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, ku do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pendarovski, nesër në Pallatin Serbia në Beograd, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të ketë takim me presidentin Vuçiq, pas çka pason edhe takimi plenar mes delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq. Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Republikës së Serbisë,. Marko Çadezh dhe afaristë serbë.

Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor.

SHKARKO APP