“Pensioni mujor të paktën 1000 euro”, vijojnë protestat e dhunshme në Francë
Grevat që kanë filluar në Francë kundër reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron si dhe ndërprerjet serioze në shërbimet publike, të shëndetësisë dhe transportit, po paralizojnë jetën e përditshme në vend.
Greva më e gjatë e 34 viteve të fundit po shkakton viktimizimin e francezëve në qytetet e mëdha të vendit dhe kryesisht në Paris, në të cilin po ndodhin probleme serioze veçanërisht në shërbimet publike dhe ato shëndetësore. Ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë të mbushura me kosha të plehrave të cilët nuk janë mbledhur.
Një pjesë e madhe e linjave të metrosë në Paris nuk funksionojnë ndërsa në linjat e tjera zhvillohen udhëtime në orë të caktuara. Po ashtu probleme serioze në vend po ndodhin edhe në udhëtimet e trenave. Në kryeqytet dhe nëpër rrugët në zonat përreth tij formohen radhë të gjata prej disa kilometrash të automjeteve.
Grevat e nisura kundër reformave të pensioneve vazhdojnë që prej 36 ditësh. Sipas Ministrisë së Brendshme sot 16-19 % e mësuesve kanë hyrë në grevë ndërsa sipas sindikatave kjo është kryer në masën e 40-50 %.
Sot në të gjithë vendin dhe kryesisht në Paris zhvillohen protesta kundër reformës së pensioneve, ku si rezultat i kësaj shumë rrugë të Parisit janë mbyllur.
Sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi, 75 % e francezëve kërkojnë tërheqjen e reformës ose kryerjen e ndryshimit mbi të.
Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka bërë të ditur se sistemi i pensioneve do të unifikohej dhe privilegjet që jepeshin për sektorë të ndryshëm dhe 42 lloje pensionesh do të hiqeshin.
Kryeministri Philippe bëri të ditur se pensioni mujor do të ishte të paktën 1.000 euro.
“Mosha e pensionit do të mbetet 62 vjeç por se punëtorët do të duhet të punojnë deri në moshën 64 vjeçare për të marrë pension të plotë. Me sistemin e ri nuk do të preken personat e lindur para vitit 1975”, deklaroi ai.