Pentagoni, listë sekrete për eleminimin e drejtuesve të ISIS

SHBA po punon për të loaklizuar dhe ekzekutuar drejtuesit kryesorë të ISIS.

Sipas CNN, Pentagoni ka një listë sekrete të personave që do të ekzekutohen. Në krye të kësaj liste është kalifi Abu Bakr al Baghdadi. Por, ekzekutimi i tij është i vështirë, për shkak se ka shumë pak të dhëna për vendodhjen e tij.

Ashtu si Osama bin Laden, ai nuk shfaqet pothuajse fare në publik. Mesazhet e veta ai i jepet vetëm me anë të regjistrimeve audio ose video. Për më tepër që ai rruhet nga besnikë të shumtë, të armatosur deri në dhëmbë, të cilët janë të përgatitur ndaj një sulmin të mundshëm, si në rastin e vrasjes së Bin Laden. Në këtë listë më pas vijnë zëdhënësit e Abu Bakr al Baghdadi. Bëhet fjalë për disa ish­gjeneralë, të cilët kanë qenë në krah të Sadam Hysein.

Në këtë listë bën pjesë edhe xhihadisti britanik John, që ka kryer disa ekzekutime të tmerrshme, të cilat janë publikuar për mbarë botën. Në listën për t’u ekzekutuar bëjnë pjesë edhe disa xhihadistë portugezë, por të rritur në Britani, si dhe organizatorët e vrasjes së 21 të krishterëve koptë egjiptianë. Megjithatë, Pentagoni e di që ISIS ka një trukturë, sipas së cilës, menjëherë sapo vritet një figurë drejtuese, ai zëvendësohet në mënyrë automatike nga dikush tjetër.

SHKARKO APP