Pentagoni: Mbështetja e Uashingtonit ndaj NATO-s e patundur
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis garantoi sot se aleatët e NATO-s për angazhimin e patundur të Uashingtonit kundrejt aleancës ushtarake që është cilësuar si e vjetëruar nga presidenti i ri Donald Trump.
Në ditën e tij të parë në funksion, shefi i Pentagonit zhvilloi biseda telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg si dhe me homologët britanik dhe kanadez.
“Ai insistoi mbi angazhimin e patundur të SHBA-së kundrejt NATO-s gjatë bisedës me ministrin britanik të Mbrojtjes Michael Fallon”, sipas një komunikate të zëdhënësit të Pentagonit, Jeff Davis.
KOHA JONË SONDAZH

