Për t’u marrë shembull/ Si ky qytet spanjoll po i kthen portokallet e mbetura në energji elekrike

Nga Stephen Burgen – The Guardian

Në pranverë, ajri në Sevilje mban aromën e luleve të portokalleve, por 5.7 milion kilogramë fruta që 48.000 pemët e qytetit prodhojnë, bien në rrugë gjatë dimrit, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe duke shkaktuar një dhimbje koke për punonjësit që pastrojnë qytetin.

Por, tani jo më, sepse është nisur një skemë për të prodhuar energji elektrike me lëng portokalli. Qyteti jugor spanjoll ka filluar një skemë pilot për të përdorur metanin e prodhuar nga fermentimi i frutave, për të gjeneruar energji elektrike të pastër, informon abcnews.al.

Skema fillestare e iniciuar nga Emasesa, kompani komunale e ujit, do të përdorë 35 ton fruta për të gjeneruar energji të pastër, për të drejtuar një nga impiantet e pastrimit të ujit të qytetit. Portokallet do të shkojnë në një objekt ekzistues që tashmë gjeneron energji elektrike nga lënda organike. Ndërsa portokallet fermentohen, metani i kapur do të përdoret për gjeneratorin.

“Shpresojmë që se shpejti të jemi në gjendje të riciklojmë të gjithë portokallet e qytetit”, tha Benigni Lopez, kreu i departamentit të mjedisit të Emasesa. Për ta arritur këtë, ai vlerëson se qyteti do të duhet të investojë rreth 250,000 €.

“Lëngu është fruktozë i përbëra nga i përbërë nga zinxhirë shumë të shkurtër karboni dhe performanca energjitike e këtyre zinxhirëve të karbonit gjatë procesit të  fermentimit është shumë e lartë. Nuk ka të bëjë vetëm me kursimin e parave. Portokallët janë një problem i madh për qytetin dhe ne po prodhojmë një vlerë të shtuar nga mbetjet”, tha ai, informon abcnews.al.

Ndërsa tani për tani qëllimi është përdorimi i energjisë për të përdorur impiantet e pastrimit të ujit, plani përfundimtar është që energjia e tepërt të kthehet në rrjet. Ekipi që qëndron pas këtij projekti argumenton se, duke pasur parasysh sasinë e madhe të frutave që zakonisht përfundojnë në plehra, potenciali është i madh. Ata thonë se provat kanë treguar se 1.000 kg portokalle do të prodhojë 50kWh, e mjaftueshme për të siguruar energji elektrike në 5 shtëpi për një ditë. Dhe nëse llogarisim portokallet e gjithë qytetit, 73.000 shtëpi mund të furnizoheshin me energji elektrike, informon abcnews.al.

“Emasesa tani është një model shembulli në Spanjë, për qëndrueshmërinë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike”, tha Juan Espadas Cejas, kryetari i Bashkisë së Seviljes, në një konferencë për shtyp në fillimin e projektit. “Ky projekt do të na ndihmojë të arrijmë synimet tona për uljen e emetimeve, vetë-mjaftueshmërinë e energjisë dhe ekonominë rrethore.”

Portokallët duken bukur kur janë në pemë, por kur bien në tokë dhe shtypen nga rrotat e makinave, rruga bëhet e ngjitshme, me lëng dhe plot me miza. Këshilli i qytetit punëson rreth 200 veta për të mbledhur frutat.

Rajoni prodhon rreth 15.000 ton portokalle, por spanjollët nuk i hanë të gjitha dhe shumica e frutave eksportohen në Britani për t’u bërë marmalatë.

/Përshtati nga The Guardian, abcnews.al

SHKARKO APP