Përballoi me sukses të parën, konfirmohet vala e dytë e koronavirusit në Korenë e Jugut

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë e Jugut besojnë se vendi po kalon një valë të dytë të koronavirusit.

Koreja e Jugut u quajt një histori suksesi në trajtimin e Covid-19, por tani pret që pandemia të vazhdojë me muaj.

Shefi i Qendrave  për Kontrollin e Sëmundjeve të Koresë (KCDC), Jung Eun-kyeong, tha se vala e parë zgjati deri në prill.

Megjithatë që nga maji, grupimet e rasteve të reja janë rritur, përfshirë shpërthimet në klubet e natës në kryeqytetin Seul.

Pas kësaj periudhe, rastet e konfirmuara ditore kishin rënë nga afro një mijë në zero infeksione të regjistruara për tre ditë me radhë.

Zyrtarët të hënën thanë se gjatë 24 orëve të fundit, 17 infeksione të reja ishin regjistruar, nga grupime të ndryshme.

Koreja e Jugut ka arritur të shmangë mbylljen e vendit dhe në vend të kësaj është mbështetur në masa vullnetare të distancimit shoqëror. Po ashtu autoritetet kanë ndjekur  një rrugë agresive, gjurmim dhe strategji testimi për të luftuar virusin.

SHKARKO APP