Përçahet Europa, zbulohet harta: Rajonet që kërkojnë pavarësi
Britania votoi për Brexit, ndërsa Katalonia kërkon pavarësinë nga Spanja, por një hartë e re ka zbuluar se sa vende të tjera po luftojnë për të marrë kontrollin e munguar. Banka e Amerikës “Merrill Lynch” ilustron lëvizjen në rritje të ndarjes në të gjithë kontinentin. “Shumë zona në Europë kanë lëvizje të forta shkëputëse (p.sh. Skocia, Katalonia, Baska, Flandri, Veneto) kërkojnë autonomi të madhe në pushtet”,-thuhet në raport.
Harta thekson se sa zona kërkojnë pavarësi të plotë, së bashku me ata që kërkojnë pak më shumë autonomi, por edhe një ndarje. ”Isle of Man” në Irlandën e Veriut dhe ”Cornwall” në Britani të Madhe, janë destinacionet turistike që shpresojnë shkëputjen, duke përfshirë edhe ”Brittany” në Francë, ”Bavaria” në Gjermani, dhe ”Sardenja” në Itali.
Vende që shpresojnë të arrijnë pak më shumë energji përfshijnë: ”Normandinë” në Francë, ”Ishujt Orknei” në Mbretërinë e Bashkuar dhe ”Bornholm” në Danimarkë. Votimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian është padyshim një nga ngjarjet më të mëdha politike të dekadave të fundit. Votimi duket se ka ndezur një zinxhir sizmik të ngjarjeve, duke bërë që zëra të sugjerojnë që shtete të tjera të mund të lënë bllokut përgjatë viteve të ardhshme.
Ndërsa në Katalonjë, një rajon verior i Spanjës, fushata e pavarësisë nuk po lufton për të lënë bllokun, por tu ndarë tërësisht nga Spanja. Katalonia ishte një rajon i pavarur i Gadishullit Iberik me gjuhë, ligje dhe zakone të vetat, deri në vitet 1700 kur u lind dita moderne e Spanjës.
Kreu i Katalonjës ka në plan të deklarojë pavarësinë nga Spanja në mënyrë të njëanshme pasi mbajti një referendum të ndaluar, duke e shtyrë kombin e Bashkimit Europian drejt një këputjeje që kërcënon themelet e demokracisë së saj të re.
Por Gjykata Kushtetuese e Spanjës pezulloi të enjten sesionin e parlamentit katalan për të hënën e ardhshme, në të cilën liderët lokalë pritej të bien dakord për shkëputjen.
Gjithashtu në Skoci, aktivistët e pavarësisë po bëjnë thirrje për një referendum të dytë për ndarjen nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe, pasi votimi i parë u hodh poshtë në vitin 2014.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

