Përdhunohet dhe vritet 8 vjeçarja: Qytetarët, protestë kundër policisë
8 vjeçarja u përdhunua dhe më pas u vra. Pas krimit të tmerrshëm,për të humbur gjurmët, trupin e saj e kishin fshehur në një kosh plehrash. Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë Pakistanin. Akti makabër u shënua në qytetin e Kasur, në provincën e Punjab.
Vogëlushja Zainab Ansari, u pa për herë të fundit teksa interpretonte një paragraf nga Kurani gjatë një aktiviteti në shkollë. Pas shfaqjes, ajo u zhduk, u përdhunua dhe u mbyt për vdekje.
Tashmë policia është vënë në kërkim të autorit.
Ai është kapur së largu nga kamerat e sigurisë. Nga hetimet paraprake dyshohet se Zainab është rrëmbyer teksa prindërit e saj ndodheshin për pelegrinazh në Mekë. “Nëse policia do të kishte bërë detyrën e saj, ndoshta tani nuk do isha duke qarë time bijë”, akuzon babai i viktimës.
Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë kundër Kryeministrit Shehbaz Sharif dhe inspektorit të përgjithshëm të policisë. Pak ditë më parë ata pranuan se nuk kanë vepruar lidhur me dhjetëra raste përdhunimesh e vrasjesh të të miturve në distriktin e Kasur.
KOHA JONË SONDAZH

