Përdhunohet nga dy burra të moshuar, 11 vjeçarja ngel shtatzënë
Një vajzë 11 vjeçare është 8 mujashe shtatzënë pasi dyshhet se është përdhunuar nga dy burra të moshuar në Indi.
Nanji Javiya, 67 vjeç, dhe fqinji i tij Arving Kubawat, 60 vjeç u arrestuan të martën raporton policia.
Ata akuzohet për joshjen e vajzës, që vjen nga një familje e varfër në Indi, me para përpara se ta përdhunonin vitin e kaluar.
Por rasti doli në dritë vetëm pasi u zbulua se vogëlushja ishte 8 muajshe shtatzënë dhe nëna e saj denoncoi rastin në polici.
Policia tha se babai i 11 vjeçares është i papunë për shkak të shëndetit të sëmurë, ndërsa nëna e saj punon si shërbëtore.
“Ajo ishte joshur nga ata me ofertën e parave,”-tha një zëdhënës i policisë. “Çështja u bë e ditur pasi u zbulua se ishte shtatzënë tetë muajsh. Fillimisht, vajza e fshehu incidentin nga anëtarët e familjes së saj, por më në fund i tha nënës së saj.”
KOHA JONË SONDAZH

