Përdhunoi 100 gra, shoferi i “taksisë së zezë” dënohet me burgim të përjetshëm

John Worboys, i njohur si “John Radford, një përdhunues i ‘taksisë së zezë’, është dënuar me dy burgime të përjetshme, me një afat minimal prej gjashtë vjetësh për sulmet seksuale ndaj katër grave të tjera. Sipas “BBC”,  62-vjeçari u burgos në vitin 2009 për sulmimin e 12 grave në Londër.

Por teksa ai tentoi të lirohej me kusht, dolën katër gra të tjera dhe e akuzuan për përdhunim. Në këtë mënyrë, autoritetet ndryshuan mendje dhe vendosën që ai të vijojë të qëndrojë në burg.

Pasi katër gra raportuan sulmin, Worboys u deklarua fajtor. Policia beson se përveç këtyre krimeve, Ëorboys kreu më shumë se 100 përdhunime dhe sulme seksuale ndaj grave në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?