Përdhunoi dhe vrau vajzën 4 vjeçe, prindërit: Të lumtur që vrasësi u ekzekutua

Nëna e 4-vjeçares që u përdhunua e më pas u vra nga një 25-vjeçar, është shprehur u gëzuar kur pa ekzekutimin e vrasësit të vajzës së saj.

Prindërit e vogëlushes kanë thënë se drejtësia u bë, dhe se vrasësi ishte dënuar në mënyrë “spektakolare”. Vrasësi Hussein al-Saket, u qëllua pesë herë përpara se trupi i tij të lidhej në një vinç para turmës së madhe në sheshin Tahrir të Sanaas të kryeqytetit jemenas.

Duke folur për “MailOnline” nëna e viktimës, Amal al-Matari tha: “Jam shumë e lumtur që vrasësi u ekzekutua”. “U ndjeva e lehtësuar. Jam e kënaqur që drejtësia është bërë. Unë e di se vajza ime e pafajshme Safaa tani do të pushojë në paqe dhe në qiell”, shtoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa i ati Muhamad Taher al-Matari rrëfeu: “Jam shumë i lumtur që vrasësi i vajzës sime më në fund mori dënimin më “spektakolar”. Ai do jetë shembull për gjithë të tjerët”. “Fisi ime, familja ime dhe e gjithë bota, myslimanë, të krishterë apo të ndonjë feje tjetër janë të gëzuar me këtë ndëshkim, pasi është e ndaluar nga Perëndia dhe të gjitha fetë për të sulmuar fëmijët e pafajshëm”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?