FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përdhunuan dhjetëra vajza/ Burg për bosët shqiptarë të prostituonit

Gjashtë shqiptarë, mes tyre tre femra, u lanë në burg këtë të premte nga një gjykatë në Nisë të Francës. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion, zhvatur dhe përdhunuar dhjetëra vajza të reja në Nisë dhe rrethina.

Të hënën, efektivët e policisë së Nisës shkatërruan një rrjet prostitucioni të drejtuar nga shqiptarë, ndërsa vijojnë hetimet për këtë rrjet me degëzime ndërkombëtare, raportojnë mediat lokale.

6 shqiptarët, të dyshuar si tutorë, u burgosën

Swiss Digital Desktop Reklama

6 shqiptarët, që u lanin nën masën e arrestit me burg pa afat, duket se janë turrët që drejtonin rrjetin. Metoda që përdornin tutorët shqiptarë (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat lokale) ishte e njohur për policinë: Ata i vendosnin vajzat në lagje të ndryshme të Nisës për tu prostituuar. Vajzat detyroheshin nga tutorët të jetonin në apartamente me qira në lagjet e varfra përgjatë stacionit hekurudhor Thiers.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paratë e prostitucionit dërgoheshin në Shqipëri

Fillimisht 17 persona ua arrestuan, tre burra dhe 14 femra mes 26 dhe 40 vjeç. Por gjatë marrjes në pyetje, roli i secilit nisi të bëhej më i qartë. Njëmbëdhjetë femra u lanë të lira në mesjavë, të konsiderua nga hetuesit “viktima të tutorëve të dhunshëm”. Vajzat që shfrytëzoheshin si prostituta shkonin në Nisë nga Bolonja e Italisë, apo edhe nga Toulouse, Parisi e Strasburgu.

Gjatë bastisjeve në apartamente, efektivët gjetën 15.000 euro KESH. Transferuat bankare tregojnë se tutorët i dërgonin paratë rregullisht në Shqipëri.

Dhuna

Burrat tutorë, i dhunon ndonjëherë “vajzat e pabindura”, i privonin nga dokumentet e identitetit, ndërsa femrat turore ishin ato që u vilnin vajzave paratë e fituara nga prostitucioni. Ky rast tregon se si krimi i organizuar shqiptar ka marrë pjesërisht kontrollin e prostitucionit të rrugës, citohet një hetues nga mediat lokale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?