FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përdori fondet e BE-së për aktivitete partiake, Marine Le Pen del para gjykatës

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen është akuzuar për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Ndaj zonjës Le Pen u ngritën dje zyrtarisht akuza për përdorimin e fondeve të BE për të paguar ndihmësit e saj parlamentarë në Francë.

Zonja Le Pen doli dje para gjykatësve në Francë ku dëgjoi akt-padinë për thyerje të besimit publik dhe bashkëpunim në thyerjen e besimit publik lidhur me pagesat për dy prej asistentëve të saj gjatë periudhës kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian.

Hetimet përqëndrohet mbi dyshimet se forca politike e zonjës Le Pen, Fronti Popullor ka përdorur fonde të Bashkimit Evropian për aktivitete partiake në Francë. Zonja Le Pen i ka hedhur vazhdimisht poshtë këto akuza duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parlamenti Evropian e akuzon politikanen franceze se ka keqpërdorur 5.7 milionë dollarë. Marine Le Pen u zgjodh në Parlamentin Evropian në 2004, njofton Voa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?