FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përdorimi i tamponit “shkatërron” modelen, gati për të humbur këmbën e dytë

Një modele që humbi këmbën e saj pasi vuante nga sindroma e shokut toksik që shkaktohet nga përdorimi i tamponëve tregon se mund të humbasë dhe këmbën tjetër.

Lauren Wasser nuk ishte e sigurtë nëse do mbijetonte, aq më tepër nëse do i kthehej modelingut pasi humbi këmbën në vitin 2012. Pavarëisht mundësive të pakta, modelja, aktorja dhe aktivistja ishte në gjendje që ta kthente betejën në një përvojë nga e cila do merrte një mësim të mirë.

Tashmë ajo ka treguar vështirësitë që po përjeton nga sindroma, përfshirë komentet e doktorëve të cilët mund të heqin dhe këmbën e mbetur prej problemve që ka. Fakti që 29-vjeçarja përdori tamponët për një kohë të gjatë, pa ndërprerje ndërkohë që ishte me cikël menstrual bëri që të prekej nga sindroma e rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, modelja tregoi se është e pashmangshme që të ruajë këmbën tjetër. “Nuk mund të bëj asgjë, lufta vazhdon”, shkruajti ajo. Kanë kaluar rreth gjashtë vite që kur ka hequr këmbën e parë duke e zëvendësuar me një protezë që e ndihmon të ecë si përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?