Përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit flet për situatën me Malin e Zi: Përpjekjet e Beogradit nuk janë fetare

Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit Serbi në një lidhje direkte për emisionin “Ballkan” në Abc News foli lidhur me peticionin mbi 120 intelektualëve nga ish-Jugosllavia kundër asaj që po ndodh në Malin e Zi.

Biserko, u shpreh se ideja është “Të paralajmëronim kundër ndonjë zhvillimi të mundshëm, të pafat në Malin e Zi sepse bëhet fjalë për kishën ortodokse serbe dhe ligji i ri për komunitetet fetare në Malin e Zi ka të bëjë vërtetë me uljen e këtij pushteti që po kërcënon vërtetë shtetin malazez”.

Perfaqesuesja e Komitetit te Helsinkit flet per situaten me Malin e Zi| ABC News Albania

Intervista e plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju keni nënshkruar peticionin e mbi 120 intelektualëve nga ish-Jugosllavia kundër asaj që po ndodh në Malin e Zi. Cilat janë pikat kryesore që keni vënë në dukje në atë peticion?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ideja jonë ishte që të paralajmëronim kundër ndonjë zhvillimi të mundshëm, të pafat në Malin e Zi sepse bëhet fjalë për kishën ortodokse serbe dhe ligji i ri për komunitetet fetare në Malin e Zi ka të bëjë vërtetë me uljen e këtij pushteti që po kërcënon vërtetë shtetin malazez.

Apeli 88 kishte për qëllim të paralajmëronte një zhvillim të mundshëm negativ të situatës në rajon, duke marrë parasysh përgjigjen e Beogradit ndaj Ligjit për Komunitete Fetare të miratuar së fundmi nga Parlamenti i Malit të Zi. Bëhet fjalë për faktin se Kisha Ortodokse Serbe është një shtet në vend dhe vazhdimisht po përpiqet të parandalojë konsolidimin e shtetit Malazez me pretekstin e rrezikimit të popullit serb në Mal të Zi. Pra, nuk bëhet fjalë për çështje fetare, bëhet fjalë për përpjekjen e Beogradit, tani për herë të dytë, për të destabilizuar Gjukanoviçin, i cili është një simbol i pavarësisë së Malit të Zi. Ai perceptohet në Beograd si garantuesi i asaj pavarësie, duke çuar rrjedhimisht në fushatën brutale të mediave serbe kundër tij.

Është një përpjekje për ta hequr atë, si në vitin 2016, dhe për ta rikthyer Malin e Zi në kornizën shtetërore me Serbinë. Të dyja herë Beogradi ka humbur. I gjithë rajoni e ka marrë vesh se për çfarë bëhet fjalë, por edhe bashkësia ndërkombëtare perëndimore. Megjithëse Vuçiç njoftoi se do të kalonte natën e Krishtlindjes me një familje serbe në Malin e Zi, ai nuk shkoi sepse ishte paralajmëruar. Për shkak të kësaj, paraqitja e tij në televizion të nesërmen ishte një pasqyrë e zhgënjimit por edhe e një fjalimi të papërshtatshëm për funksionin. Ai i kërcënoi të gjithë, përfshirë ambasadorin amerikan në Podgoricë. Ajo që shqetëson është se pas gjithë humbjeve, Serbia nuk ka hequr dorë nga aspiratat për fqinjët e saj. Ajo nuk ka më mundësi për ndërmarrje lufte, por klima shoqërore, e cila këtë herë u dëshmua shkatërruese, në fakt është shkaku kryesor që Serbisë i mungon potenciali për reformë dhe përparim drejt integrimit evropian. Hezitimi i saj për të vendosur se ku përket, i kushton shumë Serbisë dhe gjithë brezave të ardhshëm të saj.

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?